15 Aug
|
CleanScore
|
Diamond Harbour
15 Aug
CleanScore
Diamond Harbour
Më datë 23 janar 2023, në mjediset e rektoratit të Universitetit “Fan Noli”, Korçë u zhvillua një takim mes koordinatores së projektit “CleanScore”, Anastasia Kinolli, dhe drejtuesve të universitetit, drejtorive të rektoratit e specialistëve të sektoreve të ndryshëm për të folur rreth shërbimeve që projekti ofron në kuadër të bashkëpunimit 3 – vjeçar me universitetin.
“CleanScore” Synon Përmirësimin e Cilësisë Dhe Rritjen e Transparencës Në Arsim, Me Anë Të Disa Komponentëve
- Korrigjimi i automatizuar i provimeve;
- Përkthimi në shqip i teksteve akademike;
- Platforma “LibRe”;
- Konkursi i Punimeve Kërkimore.
Korrigjimi i automatizuar i provimeve
Metoda e korrigjimit të automatizuar të provimeve aplikohet në universitet për ta rritur cilësinë dhe transparencën në procesin e vlerësimit të studentëve.
Përkthimi në shqip i teksteve akademike
Përkthimi në shqip i teksteve akademike ndërkombëtare është një nga komponentët e projektit “CleanScore” që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së teksteve akademike në Shqipëri,
si dhe sigurimit të njohurive sa më koherente për studentët shqiptarë.
CleanScore ka përkthyer në shqip këto tekste ndërkombëtare:
- Sipërmarrja
- Financat personale
- Bazat e menaxhimit
- Kontabiliteti financiar
- Biznesi ndërkombëtar
Platforma “
LibRe
”
“LibRe” është një platformë ku lexuesit mund të blejnë online në formatin elektronik ePub libra në fushën e sipërmarrjes dhe ekonomisë, me kosto më të ulëta.
Edicioni i katërt
i Konkursit të Punimeve Kërkimore
Edicioni i katërt
i Konkursit të Punimeve Kërkimore
është i hapur deri më datë 15 shkurt 2023 për të gjithë studentët që janë duke ndjekur një program studimi në një prej institucioneve të arsimit të lartë.
“CleanScore”
, me anë të këtij konkursi, ka për qëllim
nxitjen e kërkimit shkencor cilësor dhe përdorimin e librarisë digjitale “JSTOR”.
Përtej këtyre komponentëve, në takim u diskutuan edhe mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit, duke përfshirë edhe
📌 Prezantimi i shërbimeve të reja të projektit “CleanScore” në Universitetin “Fan Noli”, Korçë (Diamond Harbour)
🏢 CleanScore
📍 Diamond Harbour