Supervision Unit Manager (Palasa)

Supervision Unit Manager (Palasa)

18 Nov
|
Balfin Development
|
Palasa

18 Nov

Balfin Development

Palasa

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet. Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende: Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. Pozicioni: Menaxher i Njësisë së Mbikëqyrjes Vendndodhja: Palasë Përmbledhja e Pozicionit: Drejton Strukturën e Mbikëqyrjes në projektet që zhvillohen nga bashkëpunëtorë të tretë. Harton strategjinë dhe planin e punës për njësinë që menaxhon, në mbështetje të të gjitha projekteve që kompania merr përsipër të investojë. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
• Monitoron përmbushjen e detyrimeve të zhvilluesit sipas marrëveshjes me kompaninë dhe akteve që lidhen me të. Ndjek ndryshimet e marrëveshjes dhe të projektit gjatë zbatimit, vlerëson ndikimin e tyre në afate dhe cilësi, dhe siguron që ekipi i mbikëqyrjes të punojë mbi dokumentacionin e përditësuar;
• Drejton fazën përgatitore para fillimit të punimeve.



Verifikon së bashku me ekipin e mbikëqyrjes, që sheshi i ndërtimit të jetë i lirë dhe i gatshëm; ndjek nënshkrimin e Aktit të Dorëzimit të Sheshit te shoqëria zhvilluese, si dhe fillimin zyrtar te punimeve.
• Koordinon komunikimin me autoritetet vendore për çështjet që lindin gjatë zbatimit të kontratës. Gjatë zbatimit të punimeve, i komunikon zhvilluesit udhëzime me shkrim kurdoherë që e çmon të nevojshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me projektin e miratuar me Lejen e Ndërtimit, si dhe ndjek zbatimin e tyre.
• Është përgjegjës për kontrollin e përputhshmërisë së të gjitha materialeve që përdoren në vepër me specifikimet teknike të projektit.
• Kërkon kryerjen e provave të materialeve të vendosura në objekt, për të verifikuar cilësinë;
• Siguron identifikimin dhe regjistrimin e defekteve dhe mospërputhjeve në punime, cakton afatet e korrigjimit në përputhje me kontratën dhe ndjek mbylljen e tyre;
• Siguron që punimet të zbatohen në përputhje me projektin e miratuar me Lejen e Ndërtimit dhe me standardet teknike në fuqi. Ne raste devijimi nga projekti, njofton menjëherë menaxhimin.
• Monitoron ecurinë e punimeve kundrejt grafikut të hollësishëm, identifikon vonesat dhe shkaqet e tyre, kërkon nga zhvilluesi plan për rikuperimin e vonesave dhe raporton periodikisht te Menaxheri i Projektit dhe Menaxheri i Programit;
• Mban dosjen e mbikëqyrjes së punimeve, ku pasqyron të gjitha aktet e hartuara gjatë zbatimit të objektit, që nga akti i dorëzimit të sheshit të ndërtimit, urdhrat e dhëna prej tij gjatë zbatimit, kundërshtitë dhe mosmarrëveshjet e lindura gjatë punës,



ndërprerjet e punimeve dhe shkaqet e tyre, relacionet teknike të kërkuara ose të paraqitura, si dhe çdo rrethanë tjetër të nevojshme për të dhënë pamjen e plotë të të gjitha fazave të zbatimit të punimeve;
• Ofron konsulencë teknike për aspekte të caktuara të menaxhimit të projektit;
• Përgatit raporte periodike për ecurinë, cilësinë dhe risqet e projekteve dhe i paraqet te Menaxheri i Projektit dhe Menaxheri i Programit;
• Përcakton, në koordinim me Menaxherin e Projektit, nevojat për staf të njësisë dhe shpërndan mbikëqyrësit nëpër projekte sipas kompleksitetit dhe ngarkesës;
• Organizon dhe cakton detyrat e ekipit, harton procedurat dhe formatet standarde të mbikëqyrjes dhe kontrollon cilësinë e punës së mbikëqyrësve;
• Orienton dhe mbështet teknikisht stafin, u jep vlerësim të vazhdueshëm, kryen vlerësimin e performancës dhe identifikon nevojat për trajnim. Requirements Edukimi: Diplomë Master në Arkitekturë/Inxhinieri Ndërtimi Kualifikime të tjera:
• Të paktën 10 vite përvojë në zbatimin e punimeve;
• Të paktën 3 vite përvojë në drejtimin e një ekipi teknik;
• Njohje shumë e mirë e legjislacionit për punimet e ndërtimit;
• Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projektin e zbatimit dhe për të identifikuar mospërputhjet në kantier;
• Aftësi për të marrë vendime teknike në kohë dhe për t’i argumentuar ato para zhvilluesve;
• Aftësi drejtuese, organizuese dhe koordinuese në disa projekte njëkohësisht;
• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në ekip;
• Integritet profesional;
• Njohje e mirë e gjuhës angleze;
• Njohje e paketës Office, AutoCAD dhe Microsoft Project; Afati i dorëzimit: 02/12/2026 Pas shqyrtimit, do të kontaktohen vetëm kandidaturat e përzgjedhura. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

📌 Supervision Unit Manager (Palasa)
🏢 Balfin Development
📍 Palasa

Reply to this offer

Impress this employer describing Your skills and abilities, fill out the form below and leave Your personal touch in the presentation letter.

Subscribe to this job alert:

Get the latest job offers by email for: supervision unit manager (palasa) / palasa